BallinaAktualitetBasha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi...

Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi ti vijë në ndihmë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direktw telefonike në News 24 tha se situatë në rrugë është e rëndë.

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake.

Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat”, – tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese.

“Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, – deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular