BallinaAktualitet“Enkelejda Hoxha është kërcënuar”/ Pas deklaratave të vajzës dhe babit, SPAK do...

“Enkelejda Hoxha është kërcënuar”/ Pas deklaratave të vajzës dhe babit, SPAK do i marrë në pyetje

Ditën e sotme kanë folur para mediave vajza dhe babi i gjyqtares, Enkelejda Hoxha. Raportohet se pas deklaratave të tyre, SPAK do t’i marrë në pyetje dhe do t’i përfshijë këto deklarata në hetimet e tyre.

Vajza bëri deklaratën e fortë se mamaja e saj, gjyqtarja Enkelejda Hoxha është detyruar që të lirojë kriminalet, e ndërsa babai tha se 10 mijë eurot e gjetura janë të ligjshme.

“Mamaja ime ka 16 vite në Krujë dhe nuk ka në pronësi asnjë shtëpi apo makinë, është përpjekur të punojë me ndershmëri dhe pastërti. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë. Mamaja ime është shumë e ndershme dhe e pastër. Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për t’i liruar ata. Mund të jetë detyruar, ka qenë e detyruar. Nuk e di nga kush. Nuk më ka shprehur shqetësime, por kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar”, u shpreh vajza e gjyqtares.

Ndërsa i ati theksoi: “Në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK.

SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë?

Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thoshin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen, nuk priste ta festonte në këtë mënyrë”, është shprehur i ati i gjyqtares.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular