BallinaKronike“S’ke bythë ti, të na ikësh ne”, shkeli me 10 minuta orën...

“S’ke bythë ti, të na ikësh ne”, shkeli me 10 minuta orën policore, efektivët dhunojnë qytetarin në mes të Tiranës: Jam punëtor krahu… (Video)

Kreu i FRPD Blendi Këlliçi ka publikuar një video ku dy punonjës policie shtrijnë në tokë dhe dhunojnë një qytetar, për shkak se ka shkelur orën policore. Sipas Këllicit, qytetari në fjalë ëhstë identifikuar si Festim Peza dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij pas një dite të lodhshme punë.

Në video policët shihet duke e dhunuar Pezën, ndërsa në një moment i thonë atij ”s’ke bythë të na ikësh ne, mos lëviz prej aty”.

Këlliçi nga ana e tij kërkon që të procedohet efektivi i Policisë që ka dhunuar qytetarin.

“Festim Peza po kthehej në shtëpi pas një dite pune të lodhshme. Ora shënon 22:10. Patrulla e ndalon përpara shtëpisë, e shtrin përtokë, e godet, në fund i heqin dhe patentën për 3 vjet.

Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës! E gjitha kjo për 10 minuta vonesë ndaj orës policore të përcaktuar nga Edi Rama me një akt-normativ. I bëj thirrje autoriteteve, të procedojnë konform ligjit dhe rregullores, efektivin në video.Ndalni dhunën!”, shkruan Këlliçi teksa poston videon.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular