BallinaPolitikeYuri Kim takon Oerd Bylykbashin në Durrës. Çfarë diskutoi dy ditë më...

Yuri Kim takon Oerd Bylykbashin në Durrës. Çfarë diskutoi dy ditë më parë me njeriun që hartoi ligjin e Dekriminalizimit

Gjatë vizitës në Durrës, dy ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mësohet se ka zhvilluar një takim me anëtarin e kryesisë së PD, Oerd Bylykbashi.

Burimet bëjnë me dije se diplomatja amerikane dhe Bylykbashi janë parë duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit bregdetar.

Nuk dihet për çfarë çështjesh kanë biseduar ambasadorja Yuri Kim dhe politikani demokrat, por Oerd Bylykbashi është njeriu që ka hartuar ligjin e dekriminalizimit, reformën zgjedhore dhe ka udhëhequr reformën kushtetuese në drejtësi në emër të PD: çështje këto që kanë marrë vëmendjen e diplomates amerikane veçanërisht gjatë javëve të fundit.

Prej disa javësh, ambasadorja Yuri Kim u ka bërë apel partive tu ofrojnë zgjedhësve kandidatët më të mirë e të pastrojnë listat nga personat e korruptuar e me rekorde kriminale.

Ligji i dekriminalizimit përben një prej reformave më të mëdha të viteve të fundit, i cili u iniciua nga Partia Demokratike dhe sanksionon se çdo person me rekorde kriminale nuk mund të zgjidhet në parlament apo pushtet lokale, e nuk mund të punojë në administratën shtetërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular