BallinaKryesore26 Prilli, Shqipëria e Lirë ose Azil të Moshuarish!

26 Prilli, Shqipëria e Lirë ose Azil të Moshuarish!

Nga Ilir ALLKJA, mjek

Shqipëria sot pas 8 vitesh qeverisje të partisë socialiste, është dukshëm më e varfër dhe më e shkretë se sa në 2013-ën !
Edi Rama premtoi se do të hiqte taksën 20% për bukën, për qumështin, për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin, por këto produkte janë rritur vazhdimisht në vitet e qeverisjes se Partisë Socialiste.
Sot shqiptarët i blejnë më shtrenjtë se sa 8 vite më parë .
Rama premtoi se do të anulonte koncesionet, si “Markimi i Karburantëve”, “Rapiscan”, “HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë” dhe “Vendburimet e naftës”, që dëmtonin direkt interesin e qytetarëve.
Por Rama shtoi miliarda lekë koncensione të tjera që i kanë zënë frymën ekonomisë e kanë shpuar xhepat e shqiptarëve duke pasuruar vëtëm miqtë e Ramës.
Madje Edi Rama u betua solemnisht që për të gjithë familjarët, taksën e energjisë do ta ulte në 6%.
Por sot taksa e energjisë për familjarët është 20% dhe jo 6% .
Rama premtoi taksim të ndershëm e plot lehtësira për biznesin, por qindra biznese të ndershme po mbyllen e po tkurren çdo ditë, vetëm bizneset e afërta me Ramën kanë lulëzuar !
Edi Rama premtoi rilindje të sektorit shëndetësor e shëndetësi falas, ( që nuk egziston në asnjë vend të globit) por sot mijëra familje janë zhytur në miliona lekë borxhe për të mjekuar të njerëzit e tyre të braktisur nga shteti !
Spitalet shtetërore vuajnë nga mungesat e theksuara në mjete e në stafe, janë tejmbushur me punonjës militantë që nuk kanë asnjë lidhje me mjekësinë, drejtohen nga militantë e të paarsimuar.
Pasojat , më shumë se 900 mjekë dhe mijëra infermierë ikën nga vendi, duke e lënë Shqipërinë në kushte afrikane për numër mjekësh .
Sot konçensione famëkeqe si ai i sterilizimit , i check-up, laboratorëve etj, jo vetëm që kanë gllabëruar miliarda, por edhe kanë përkeqësuar shërbimin ndaj popullatës!
Rama si diletant në qeverisje por mashtrues në profesion premtoi se do të reformonte sistemin arsimor në vend, studentët mbetën rrugëve, taksat për arsimin u rritën, kushtet nëpër shkolla, fakultete e konvikte nuk u përmirësuan, përkundrazi ne plot ptej tyre mungon ngrohja, se për laboratore moderne nuk mund të flitet.
Edi Rama premtoi polici profesioniste dhe në shërbim të qytetarëve para se të merrte pushtetin, sot kemi një polici të paaftë , politike që ka asfiksuar qindra qytetarë me gaz nëpër shtepitë e tyre, nëpër protesta paqësore, që ka arrestuar qindra opozitar, dhe nga ana tjetër është bërë palë me krimin.
Ministra të rendit por edhe dhjetëra drejtorë policie janë akuzuar për trafiqe e lidhje me kriminelë, madje disa prej tyre janë shpallur në kërkim nga interpoli !
Për herë të parë në histori Edi Rama uli në parlament, qeveri e bashki njerëz që vinin nga bota e krimit dhe ka shpresë të grabisë zgjedhjet e 25 prillit me ndihmën e tyre .
Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së tij është sot kërkesë e kohës për të shpëtuar vendin , jemi në të njëjtin udhëkryq si në vitin 90 .
Jo vetëm mijëra të rinj, por edhe plot miq të moshës së mesme po pregatiten ta lënë vendin nqs Rama grabit zgjedhjet.
Sot nuk kanë vlerë flamujt e partive , sot duhet të bashkohemi për të shpëtuar vendin !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular