Seksioni i krimit ekonomik në Policinë e Elbasanit ka vënë në pranga ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në këtë qytet, shtetasin Edlir Sejdini me detyrë economist.
Akuza ndaj Sejdinit është shpërdorimi i detyrës nëpërmjet falsifikimit të listë prezencës së punonjësve duke përvetësuar një vlerë prej 30 milon lekësh pranë qendrës shendetësore.
Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë se policisë Elbasan pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan. Sipas burimeve 35 vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shuma parash duke falsifikuar listë prezencat e punonjësve. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Dyshohet se Sejdini të ketë bashkepunuar edhe me persona të tjerë. Ndërkohë që vazhdon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.