BallinaAktualitetEMRI+FOTO/E trishtë, COVID-19 i merr jetën ish-futbollistit dhe mësuesit të njohur shqiptar

EMRI+FOTO/E trishtë, COVID-19 i merr jetën ish-futbollistit dhe mësuesit të njohur shqiptar

Koronaviruisi i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të rëndësishëm të sportit në Shqipëri.

Piro Toska ka humbur jetën pas një beteje me Covid. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miqtë dhe të afërmit të rrjetet sociale.

Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive ‘’Miqtë e Apolonisë’’, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë.

Por kontributi më i madh i Piro Toskës do të ishte në fushën e arsimit, si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Fierit. Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerëzuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’.

4c85a1f0-aa5b-42f5-85e2-69370e20d32e-1-780x405.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular