Një lajm i trishtë për botën e medias ka mbërritur gjatë kësaj dite. Gazetari Nikolla Lena mësohet se është ndarë nga jeta papritur ditën e djeshme në moshën 67-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Lena u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.
Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit.
Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.
“Lamtumirë miku im…Nikolla Lena …do mè mungojnè kafet…kèshillat…mendimet ….dhe fjalèt e èmbla qè mè thoje …Nuk mundem ta besoj qè ike kaq shpejt” shkruan një nga koleget e tij.