BallinaKryesoreFjalimi i fitores/ Kurti premton: S’do të hakmerremi ndaj askujt. Osmani do...

Fjalimi i fitores/ Kurti premton: S’do të hakmerremi ndaj askujt. Osmani do të jetë presidente

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua se zgjedhjet ishin referendum.

Kurti ka thënë se referendumi për drejtësi e kundër kapjes së shtetit u fitua.

Ai ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia që të fillojnë ndryshimin që e duan.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës. Ai ka thënë se duhet të ketë barazi në drejtësi e progres pa diskriminim.

Kurti u pyet nëse Osmani do të jetë presidente ose jo. Ai deklaroi se asgjë s’ka ndryshuar dhe se sipas tij, Vjosa Osmani do te jetë presidente.

Ai sakaq u shpreh se primare janë punësimet e rinisë dhe pandemia, duke lënë në plan të dytë bisedimet me Serbinë për momentin. Ai shtoi se nuk ka qeverisje për hakmarrje, por për drejtësi dhe e nuk do të ketë nevojën për opozitën, duke theksuar se opozita ka nevojë pë reformim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular