BallinaAktualitetNdarja nga jeta e ish-Prefektit, Leskaj: Vlora humbi juristin dhe intelektualin, PD...

Ndarja nga jeta e ish-Prefektit, Leskaj: Vlora humbi juristin dhe intelektualin, PD zërin e çmuar dhe këshilltarin e mençur

Ndarja nga jeta e avokat Eduard Veçanit, ish prefekt i Vlore ka bere qe te reagoje dhed drejtuesi politik i PD per qarkun Vlore Bujar Leskaj. Ne statusin e tij ne FB zoti Leskaj thote se :Ai do të kujtohet si Prefekti i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Vlora humbi një jurist dhe një intelektual aktiv në jetën e problemet e përditshme të qytetit. Partia Demokratike Vlorë humbi një nga zërat e çmuar dhe këshilltar i mençur të saj.

Statusi i Bujar Lesakj ne FB

Sot më datë 15 Shkurt 2021, u nda nga jeta avokat Eduard Veçani. Ai ka lindur më 22 Korrik 1959 në qytetin e Durrësit.
I diplomuar si mësues për lëndët matematikë dhe fizikë, në vitin 1983 Universitetin e Gjirokastrës. Më vonë u diplomua edhe si jurist ne vitin 1994, Universiteti i Tiranës.
Eduart Veçani ka një kontribut të çmuar në jetën shoqërore e politike të qytetit të Vlorës.
Ishte i njohur si një familjar shembullor, jurist i zoti dhe politikan i ekuilibruar.
Për këto cilësi, qeveria e PD-së do t’i besonte në 1 Nëntor 2010 detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë, të cilën e kreu me profesionalizëm.
Ai do të kujtohet si Prefekti i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Eduart Veçani ishte një nga anëtarët e parë të PD Vlorë, i anëtarësuar që në themelimin e saj në vitit 1990.
Gjatë 30 viteve, është angazhuar në të gjitha ngjarjet e sfidat e mëdha të kësaj Partie, angazhim të cilin po e vazhdonte edhe në ditët e sotme, në kuadrin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku ishte një nga drejtuesit kryesor të Shtabit Qëndror Vlorë dhe i angazhuar plotësisht me Drejtuesin Politik të Qarkut Vlorë.
Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen.
Vlora humbi një jurist dhe një intelektual aktiv në jetën e problemet e përditshme të qytetit.
Partia Demokratike Vlorë humbi një nga zërat e çmuar dhe këshilltar i mençur të saj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular