BallinaAktualitet41 ditë nën ujë, Shkodra kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në Dajç...

41 ditë nën ujë, Shkodra kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në Dajç dhe Ana e Malit

Bashkia e Shkodrës i ka bërë thirrje sërish qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në dy njesi administrative, Dajç dhe Ana e Malit, pasi në të 41-ën ditë vazhdon të rëndohet situate prej vërshimit të ujërave dhe ngricave.

Pavarësisht se ka rënë deri në 15 cm niveli i ujërave, “vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonën e Livadheve, – njoftoi bashkia sot. –  Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 2 familje tek zona e ish-Zukthave.

Bashkia e Shkodrës në kushtet e ndodhura, në referencë të ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ” kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njesitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

Po ashtu kërkon që nga Drejtoria e Ujitjes Lezhë të pastrohet Përroi i kufirit Muriqan në njesinë Ana e Malit.

Situata emergjente kërkon mbështetje me bazë ushqimore 640 ton për gjënë e gjallë në dy komunat më problematike dhe Rrethina.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 16.02.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 16.02.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.52 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 8cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.96 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 14cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 4390 Ha

1. Tokë e pakultivuar 840 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 3270 Ha

3. Grurë 155 Ha

4. Bimë Dekorative 87 Ha

5. Pemtore 35 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 90 cm (kalohet vetëm me varka).

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 910 Ha

• Grurë 35 Ha

• Pemtore 25 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 2.

7.106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.

9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.

11. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.

12. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1700 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 340 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha

• Grurë 80 Ha

• Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 120 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 50 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

2. Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Bërdice e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme.

• Të pakultivuara 80 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 580 Ha

• Grurë 40 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 5 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 590 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 150 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 430 Ha

• Pemtore 10 Ha

2. 60 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Lagje Nr.1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular