BallinaKryesore“Ndërhyrje në punët e brendshme”/Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës për zgjedhjet: Çfarë...

“Ndërhyrje në punët e brendshme”/Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës për zgjedhjet: Çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private. Ka shumë rëndësi që…

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se nuk e kuptonte se pse ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ishte kaq i përfshirë në çështjet e brendshme të Shqipërisë kur bëhet fjalë për zgjedhjet

Në përgjigje, diplomati i Mbretërisë së Bashkuar, thotë se zgjedhjet e rregullta janë të rëndësishme jo vetëm për popullin shqiptar por edhe për miqtë e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista në RTSH:

Duncan: Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e suksesshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces.

Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar.

Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të suksesshme.

-Nëse kryeministri thotë se po e them këtë publikisht sepse ja kam thënë edhe privatisht, cila është përgjigja juaj? është kjo përgjigje që sapo dhatë apo diçka tjetër?

 

Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë…

-Është një zakon që këto biseda private bëhen publike në Shqipëri.

Duncan:  Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private.

-Nëse sjellim në vëmendje çfarë keni thënë për ndryshimet pas “marrëveshjes së 5 qershorit”, ndryshe nga disa diplomatë të tjerë perëndimore në Tiranë ju keni qenë më i drejtpërdrejtë dhe saktësisht keni thënë: “Shprehim keqardhjen që ndryshimet e sotme të kodit zgjedhor janë bërë pa marrëveshje në Këshillin Politik dhe pa ezauruar përpjekjet për të arritur konsensus” kjo nuk është shumë diplomatike apo jo?

Duncan: Mendoj që është diplomatike. Mendoj që diplomacia është që miqtë t’u thonë miqve të vërtetën dhe siç e thashë ne kemi qenë shumë mbështetës për procesin elektoral në Shqipëri dhe e kemi mbështetur prej vitesh. Marrëveshja e 5 qershorit është një shembull i mirë që provon këtë. Ne punuam ngushtësisht me kolegët amerikanë dhe të BE-së. Ne ndihmuan në gjetjen e një rruge për të sjellë në proces opozitën jashtëparlamentare dhe mendoj se kjo ishte e rëndësishme. Reforma elektrorale, për mendimin tim ishte diçka që duhej bërë me pjesëmarrjen e të gjithë “lojtarëve”.

Mendoj se kjo ishte e rëndësishme dhe ne bashkë me SHBA dhe BE shpenzuam shumë kohë për të mbërritur te marrëveshja e 5 qershorit dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara që plotësoi shumë kërkesa, do të thoja kërkesat kryesore të ODHIR-it dhe kjo ishte ajo që çfarë synonim.

Sigurisht nuk ishte reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë, por sigurisht ishte një reformë që përmbushi kërkesat e ODHIR-it. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fakti se pas kësaj u vijua me reformë të mëtejshme pa këtë konsensus, mendoj se kjo nuk u bë në frymën e bashkëpunimit që kishim deri në këtë kohë. Por kjo tashmë është histori. Ne jemi këtu ku jemi. Të gjithë partitë do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ne të gjithë duhet të fokusohemi dhe të jemi të sigurt se 25 prilli do të jetë sa më i suksesshëm që të jetë e mundur dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular