BallinaKryesoreDy kutitë me të cilat po blen votat Edi Rama

Dy kutitë me të cilat po blen votat Edi Rama

Nga Patrik Sadikaj

Edi Rama më në fund e hoqi maskën. Dje me një kuti vaksinash Pfizer, u kthynga Shkodra me votat e të moshuarve të azilit. Duke iu dhënë injeksionin anti-COVID, Edi mori prej bashkëmoshatarëve të tij premtimin për tja shitur votën me 25 prill.
Po, fiks e bleu dje votën me vaksinën e blerë me lekët tona.
Në një video 2-3 minuta, Edi rrëzoi krejt përbetimin e tij se nuk do ta përdorte vaksinën për fushatë. Dje na provoi se ai ashtu siç bëri me tërmetin, do të bëjë edhe me pandeminë.
Një ditë do ta shohim teksa ndan çelësa shtëpish, pastaj ditën tjetër me kuti vaksinash.
Pangopësia për një mandat të tretë, në vend që të kthehet tek familja e tij e të kalojë pleqërinë, do ta nxjerrë Edi Ramën përditë me kutinë e vaksinave dhe të çelësave të shtëpive nëpër rrugët e Shqipërisë për të kërkuar pushtet.
Në pamje të parë kjo duket si përpjekje normale e një njeriu që prej 21 vitesh qëndron në pushtet dhe që nuk e sheh dot jetën pa karrigen e rëndë të zyrës së pushtetit, por nuk është krejt kështu.
Përdorimi i dy fatkeqësive për të blerë mandatin e tretë është krejtësisht korruptive.
Si rindërtimi, ashtu edhe përballimi i pandemisë, nuk është meritë personale e Edi Ramës apo e rilindjes së tij.
Për të parën (rindërtimin), qeveria po kalëron triumfin e saj me paratë e marra borxh në shumicën e rasteve apo të dhuruara nga bota, ndërsa për të dytën (pandeminë) qeveria po kalëron taksat e shqiptarëve dhe ndonjë fond të BE-së.
Në të dyja rastet , përdorimi i fatkeqësive po përdoret për vota.
Pra, shqiptarët po blihen me paratë e taksave të tyre, por që Edi i ka mbështjellë me maskën e COVID apo nën strehën e rindërtimit.
Kjo u pa dje në Shkodër.
Kryeministri edhe pse ishte me maskën e tij politike, u tradhtua nga propaganda e dalë duarsh e sejmenëve të tij të cilët nga zelli për pushtet të tij, e tejkaluan estradën e të moshurave të azilit të Shkodrës duke na treguar strategjinë e blerjes me dy kuti të votave nga qeveria e rilindjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular