BallinaAktualitet"Po shkojmë drejt katastrofës"/ Meta jep alarmin: Çdo 13 minuta një autoambulancë...

“Po shkojmë drejt katastrofës”/ Meta jep alarmin: Çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spital

Pasi ministria e Shëndetësisë raportoi se 18 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit, presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj qeverisë

Kreu i shteti thotë se situata po shkon drej katastrofës, ndërsa publikon edhe një shifër të pakonfirmuar, ku thotë se “çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.”.

Meta akuzon qeverinë për propagandë, ndërsa shton se mbrojtja e qytetarëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut.

“Në kushtet kur situata pandemike po rëndohet ndjeshëm, është kriminale të bëhet sehir dhe rastet e shtuara të infektimeve e humbjet e jetëve të trajtohen si stastikë.
Vetëm sot janë regjistruar 18 viktima dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.

Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë.
Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë.

Çdo ditë, që kalon, do të thotë më shumë pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, mbrojtja e të cilëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut. Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë.”, shkruan presidenti.

Meta i bën thirrje qeverisë për reflektim dhe strategji të re. Kreu i shtetit thotë se politika fiskale duhet të jetë mbështetëse dhe fleksible derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e qëndrueshme nga kriza

“I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët. Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra derimë tani nuk po sjellin asnjë rezultat.

Nevojitet një strategji e re, gjithëpërshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit.

Shpenzimet publike për vaksinimin, trajtimin, testimin dhe gjurmimin, për furnizimin me barna të qendrave spitalore dhe të shërbimit reanimator me pajisje jetëshpëtuese, janë tani më të rëndësishme se kurrë.

Për këtë arsye, politika fiskale duhet të jetë mbështetëse dhe fleksible derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e qëndrueshme nga kriza.”

Meta e mbyll reagimin me një apel për qytetarët.

“Përsëris apelin, drejtuar çdo shqiptari, për të mos e ulur vigjilencën dhe vijuar zbatimin me rigorozitet të rregullave antiCOVID.” 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular