BallinaAktualitetSituatë dramatike te Infektivi/Gazetari: Kanë hyrë 7 autoambulanca në 30 minuta

Situatë dramatike te Infektivi/Gazetari: Kanë hyrë 7 autoambulanca në 30 minuta

Situata e Covid-19 sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë në Shqipëri ku dita ditës rastet shtohen.

Mesdita e kësaj të mërkure në Infektiv është rënduar së tepërmi. Gazetari Erjon Skëndo raporton se prej orës 11:00 deri në orën 16:30 në Infektiv kanë mbërritur 26 autoambulanca. Sipas një llogaritje të thjeshtë i bie që çdo 13 minuta në Infektiv ka shkuar një ambulancë.

Sipas gazetarit rreth mesditës, në vetëm 30 minuta, rreth orës 13:30 në Infektiv kanë shkuar 7 ambulanca. Bëhet me dije se infektivi është duke pritur urgjencat e Tiranës dhe të qyteteve të jugut.

Kujtojmë se ditën e martë Ministria e Shëndetësisë raportoi 15 viktima dhe 801 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore bën me dije se aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 të intubuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular