BallinaOP ED“Energjia për  ndryshim  sot është vullneti  për Shqipërinë normale nesër”

“Energjia për  ndryshim  sot është vullneti  për Shqipërinë normale nesër”

Nga Ardit Gjinali

Angazhimi njerëzor për një ndryshim thelbësor që do të shpëtonte Shqipërinë nga kthetrat e jo-normalitetit mbetet një mision i rëndësishëm shoqëror dhe patriotik; një shpëtim kombëtar që do të shërbente për një rrugëtim të ri në udhën e besimit dhe shpresës…..e tilla për të shpëtuar qytetarin dhe  shoqërinë dhe për të fituar sërish Shqipërinë….. e tilla me të tashme të rrëmbyer përdhunshëm dhe të vërtitur diku  në honet dhe skutat e normalitetit të vjedhur për të mos u gjetur…..një e tashme e rrëmbyer nga arbitrariteti pushtet-ushtrues  dhe e fshehur nga djallëzia pushtet-mbajtëse. Anormaliteti është ngulur këmbë-kryq duke dërguar vendin në një udhëkryq të rrezikshëm; një anormalitet i imponuar nën ngjyrat e gënjeshtërta të natyrshmërisë shoqërore që vizatojnë shqiptarin jo-normal, të tillin që meriton diktatin dhe pranon thundrrën e të gjithë-pushtetshmit.

Jetojmë në realitetin e zymtë të ditëve autokratike, të tillat ditë  që nuk  zbardhen dot nga errësira që përcjell keqqeverisja; jetojmë në aktualitetin aspak normal  ku çekani i  arbitraritetit që nëpërkëmb secilën normë dhe shkel secilin ligj qëndron mbi kryet e secilit shqiptar të ndershëm e të zakonshëm, i tilli që përballon me dinjitet secilën pamundësi të shkaktuar nga ansambli i mëkatarëve pushtet-ushtrues; qytetari që ndjen imponimin e përdhunshëm të sagës së anormalitetit që kërkon përshtatjen dhe tjetërsimin e të tillit në një  frymor; një frymor  me zë të harruar dhe me kurajo të rrëmbyer që nuk përdor dot dorën e tij për të thënë “ndal” dhe “mjaft”, por i përdor të tillat për të duartrokitur normalitetin e munguar.

Realiteti i sotëm politik dhe shoqëror është fytyra asfare meritore e Shqipërisë, e tilla që nuk meriton përjetimin e një kalvari ku takohen paaftësia, papërgjegjshmëria e qëllimtë, njeriu i munguar dhe shtetari i tjetërsuar ; një takim dramatik në kufijtë  e tragjikes për fatin e një shoqërie me të tashmen e uzurpuar nga vrangonjtë e arrogancës pushtetore. Arroganca pushtetore mund të përballohet përmes një energjie të përbashkët ndryshimi të faktorëve të ndryshëm shoqërorë që kërkojnë një Shqipëri tjetër…….Shqipëria e njerëzve që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend , në një shtet të së drejtës  ku mundësia përbën thelbin e lirisë individuale, në një vend me ekonomi të qëndrueshme ,demokraci funksionale dhe  me shpirt të reagimit shoqëror  ndaj arbitraritetit dhe trajtimit të pabarabartë ;  -në vendin ku  mosharresa e së shkuarës së errët është antitrupi më i  mire për të ndaluar përsëritjen e së njëjtës dhe  për vijimin pozitiv të ndryshimit të së tashmes dhe ndërtimit të së ardhmes, gjthashtu.

E sotmja është kushtrimi për një bashkim të madh për të rikthyer të tashmen e rrëmbyer ; është apeli për të mundur shkurajimin, pezmin, trishtimin që shkakton veprimi i shtet-pushtetit; është thirrja për të vazhduar së bashku në emër të secilës sakrificë së ndërrmarrë gjatë këtyre viteve të vështira. E sotmja është ftesa për të hedhur tutje shumëçka nga ndasitë që janë të vogla në raport me aktin e madh të goditjes  së  udhëkryqit të imponuar nga autokracia qeverisëse që tenton të polarizojë skajshmërisht vendin, si i tilli element thelbësor që do të jetësonte sundimin keqqeverisës. E sotmja është energjia njerëzore për të garantuar një ndryshim të qënësishëm që do të kthente besimin për një fillim të Ri të një Shqipërie normale me ditë më të mira dhe një shpresë të re. Koha për një bashkim të madh për të shpëtuar të tashmen dhe për të vendosur themelet e një të ardhmeje normale të së nesërmes  është tani!  Një bashkim i madh është besimi për ndryshim dhe shpresë! Bashkë sepse ka ende shpresë….

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular