BallinaAktualitetMediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende gati të...

Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende gati të tërheqin njohjen

Kosova rrezikon të humbasë afrinë diplomatike me disa shtete nëse vazhdon me ambicien për t’u pranuar në organizatat ndërkombëtare.

Mediet serbe cituan të enjten burime të Beogradit duke deklaruar se të paktën 5 vende mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse këtë do ua kërkonte Serbia.

Shtatorin e kaluar, në marrëveshjen e Uashingtonit mes Prishtinës dhe Beogradit, dy fqinjët ranë dakord për një moratorium 1-vjeçar për njohjen dhe çnjohjen e Kosovës.

Por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha këtë javë se ka informacione që marrëveshja po shkelet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët sipas tij po duan ta integrojnë sistemin e vet gjyqësor në Konferencën Gjyqësore Ndërkombëtare.

“Serbia do të detyrohet të reagojë siç i takon një shteti serioz dhe të përgjegjshëm. Reagimi nuk ka për t’u pëlqyer aspak dhe nuk besoj se do të jenë të lumtur më tërheqjet e reja të njohjes, që unë them se do të ketë,” deklaroi Vuçiç.

Kosova festoi të mërkurën 13-vjetorin e saj të pavarësisë, akt që e kanë njohur mbi 110 shtete anëtarë të OKB-së.

Serbia ka ndikuar nëpërmjet lobimit që 15 prej tyre, shumica vende afrikane, të ndryshojnë qëndrim dekadën e kaluar.

Vendi ka penguar edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat si INTERPOL-i apo UNESKO-ja.

Ndërkohë Amerika apeluar këto ditë si Prishtinën, edhe Beogradin t’i japin përparësi dialogut dhe të normalizojnë marrëdhëniet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular