BallinaAktualitetPak para vaksinimit, i bie të fikët krye-vaksinuesit në Vlorë

Pak para vaksinimit, i bie të fikët krye-vaksinuesit në Vlorë

Ashtu siç është njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, pritet që të nisë sot procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.

Mirëpo, sipas Top Channel një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit, i cili është shndërruar në sallë vaksinimi.

Raportohet se krye-vaksinuesit në Vlorë i ka rënë të fikët. Ndërkohë ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende pse ai humbi ndjenjat papritur.

Kujtojmë se ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular