BallinaKronikePësoi hemorragji cerebrale, kryevaksinuesi i Vlorës niset me urgjencë drejt Tiranës

Pësoi hemorragji cerebrale, kryevaksinuesi i Vlorës niset me urgjencë drejt Tiranës

Pak para se të niste procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës, kryevaksinuesi Piro Begaj ka pësuar një hemorragji cerebrale nga luhatja e tensionit.

Mësohet se Begaj është nisur me urgjencë drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar. Gjendja e tij nuk ka asnjë lidhje me vaksinimin, pasi ngjarja është regjistruar para se të niste vaksinimi në qytetin bregdetar.

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve e infermierëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsin mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular