BallinaKryesoreVIDEO/Ervin Salianji “derë me derë” për programin e PD: 100 milionë euro...

VIDEO/Ervin Salianji “derë me derë” për programin e PD: 100 milionë euro për bujqësinë

Partia Demokratike ka premtuar me programin e saj se në vjen në pushtet më 25 prill do të japë 100 milionë euro në vit për fermerët dhe blegtorët.

Ervin Salianji po zhvillon takime ‘derë më derë” duke ia shpjeguar platformën e opozitës për bujqësinë. “Në çdo shtëpi!Qeveria jo vetëm nuk ndihmon por pengon! Qeveria në 8 vite nuk mendoi asnjëherë seriozisht për blegtorët. Iniciativat e tyre ngelën gjithnjë të vogla sepse shteti nuk i dha kurrë mbështetje për tu rritur dhe për të krijuar ferma të vogla. PD do t’i jap 100 milionë euro në vit fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë”, shprehet Salianji.

Më tej në postimin që e shoqëron me anë të videos shton se “ Zero taksë për këdo që punon tokën e tij. Fermerët dhe blegtorët do të kenë mundësi të ndërtojnë ferma fitimprurëse. Të rinjtë duhet t’i rikthehen fshatit dhe për ta do të ketë grante për t’i dhënë mundësi! Të bëhemi bashkë në 25 prill për të bërë ndryshimin! SHQIPËRIA”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular