BallinaAktualitetVIDEO/Skandali me autobusin e Kombinatit, pamjet e publikuara në rrjetet sociale vënë...

VIDEO/Skandali me autobusin e Kombinatit, pamjet e publikuara në rrjetet sociale vënë në lëvizje policinë

Publikimi i një skandali në mediat sociale, ku një autobus i linjës së Kombinatit shkel rregullat e qarkullimit rrugor, ka vënë në lëvizje policinë.

Përmes një reagimi, proceduar shoferin dhe i ka pezulluar lejen e drejtimit.

“Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafikndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobusit dhe të drejtuesit të tij.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullim të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.” 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular