BallinaBota​Pekini hedh poshtë kritikat për Xinjiang- un

​Pekini hedh poshtë kritikat për Xinjiang- un

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying shprehu kundërshtim të fortë ndaj disa politikanëve, mediave dhe studiuesve perëndimorë për fabrikimin e lajmeve rreth të ashtuquajturve “gjenocid” dhe “punë e detyruar” në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore.
Hua i tha këto në një konferencë shtypi kur iu kërkua të komentonte deklarata te ndryshme lidhur me Xinjiang-un.
Duke theksuar se popullsia ujgure në Xinjiang është rritur më shumë se dy herë në katër dekadat e fundit, zëdhënësja pyeti nëse dikush ka parë ndonjë “gjenocid” të tillë.
Pavarësisht sa herë pala kineze e ka qartësuar situatën në këtë rajon në mënyra të ndryshme, ata bëjnë sikur nuk dëgjojnë,” tha Hua Chunying.

“Mbi 200 milionë turistë e kanë vizituar Xinjiang-un në vitin 2019 dhe Kina mirëpret politikanët, punonjësit e medias dhe studiuesit nga Kanadaja, ShBA-ja e Australia të bëjnë një vizitë atje dhe të flasin me banorët, nëse dëshirojnë të njohin situatën e vërtetë në këtë rajon,” shtoi Hua.
Por ajo theksoi se Kina kundërshton të ashtuquajturat “hetime” të bazuara mbi prezumimin e fajësisë.
“Ata që fabrikojnë dhe përhapin vazhdimisht gënjeshtra mbi çështjen e Xinjiang-ut, synojnë t’i përdorin ‘të drejtat e njeriut’ si pretekst për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, për të dëmtuar sigurinë e stabilitetin dhe për të penguar zhvillimin e Kinës,” vuri në dukje zëdhënësja e diplomacisë kineze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular