Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamzë, ku ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar.
Policia njofton se rreth orës 12:15, në bulevardin Blu në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç
I mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.