BallinaOP EDE vërteta e Bashës në krye të Bashkisë Tiranë

E vërteta e Bashës në krye të Bashkisë Tiranë

Nga Erges Esiku

Propaganda e pushtetit, fillimisht, për shkak të projektit djallëzor, që kishin hartuar për ta kthyer Tiranën në parajsën e pastrimit të parave të mafias shqiptare dhe asaj ndërkombëtare e më pas për shkak të mungesës së bilancit qeveritar dhe mungesës së një oferte serioze për t’ia paraqitur zgjedhësve e në këtë mënyrë të fitonin votëbesim e tyre, hodhi për konsum të përditshëm politik dhe vazhdon të përsërisë edhe sot pas tetë vitesh një sulm, të pabazuar në faktë reale:- kandidati i opozitës sot për kryeministër, dje në drejtim të Bashkisë Tiranë nuk ka bërë punë se nuk di të punojë. Kjo vazhdon të përsëritet, si i vetmi mjet politik me të cilin pushteti i konsumuar dhe aspak kreativ i rilindjes synon të mund të ndal rrugën e sigurt të Lulzim Bashës drejtë postit të kryeministrit të vendit. Sulmi personal bëhet për të relativiziar të keqen dhe për të demotivuar zonën gri për të dalë në votime duke vëne theksin se alternativa tjetër nuk do të prodhojë asnjë gjë pozitive. -Mirëpo a qendrojnë akuzat e kësaj pozite të përfshirë thellë në korrupsion ku sipas KLSH-s janë 7.2 miliardë euro dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit, që ka kanabizuar vendin, ka futur krimin në parlament, në bashki, në administratë, ka braktisur qytetarin e thjeshtë, ka detyruar të largohen rreth 500 mijë shqiptarë nga vendi, ka afera të frikshme me mafian ndërkombëtare, për të kthyer kryeqytetin në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave duke i humbur plotësisht identitetin qindravjeçar qytetit? Nesë do kthehemi pas në vitet 2011-2015 kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, ne shohim fillimisht se qytetit nuk iu bë dëm. Lejet e ndërtimit në katër vite kanë qënë të papërfillshme. Por a punoi Lulzim Basha për Tiranën? -Qendra e qytetit u ristrukturua dhe u mbollë me pemë, mirë a keq kjo i takon urbanistëve, arkitektëve ose skenografëve ta gjykojnë?! Lulishtja mbrapa Operas, që Rama e kishte lënë si të ishte geto, mbushur me transvestit, prostituta, tutor e maniak seksual, Lulzim Basha i dha jetë dhe ia ktheu atë qytetarëve, të cilët deri në 2011 kishin siklet e frikë të kalonin aty edhe pse është qendra e qytetit. Dramë e madhe, të kesh frikë të kalosh në qendër të qytetit edhe kur je në kohë paqe?! Hapsirën pranë me policinë bashkiake, që Rama e kishte kthyer në një vend grumbullimi inertesh, derisa të jepte lejen e ndërtimit për të pastruar paratë, Lulzim Basha në krye të Bashkisë Tiranë e bëri lulishte dhe kënd lojrash për banorët e ish-parkut të autobuzëve, të cilën pas 2015-ës Rama dhe Veliaj ua morrën dhunshëm moshës së tretë, që kishte lulishten dhe fëmijëve që kishin lodrat poshtë shtëpisë së tyre, për t’ia dhënë bisnesmenit të Ramës. Lulzim Basha hartoi projektin për zgjatimin e bulevardit qendror të Tiranës, gjeti paratë që duheshin për financimin e projektit rreth 40 milion dollar dhe kishte planifikuar edhe shpronësimin e banorëve me vlerën reale të banesave të tyre, por Rama ia pengoi prej frikës se nëse do realizonte atë projekt, Lulzim Basha do e mbante bashkinë edhe 4 vite të tjera dhe Rama nuk do mund të vazhdonte planin për pastrimin e parave të krimit. Lulzim Basha kishte gati projektin për vitalizimin për Pazari Ri, por sërish qeveria ia bllokoi buxhetin dhe nuk e la të punonte nga 2013-2015. Shtroji rrugë e kryeqytetit që ishin amortizuar dhe një sërë projektesh të tjera të bllokuara prej Ramës të cilat sot i sheshin si projekte të tyret. Kjo është e vërteta, që çdokush që do ta kuptojë dhe të jetë i kthjellët për votën e tij në 25 prill, mjaft të kthejë kokën pas. Kush nuk është ende i bindur mund të kthehet akoma më pas gjatë kohës kur ishte ministër dhe anëtarësoi vendin në Nato, ndërtoi Rrugën e Kombit, liberalizoi vizat, ndërtoi tynelin e Elbasanit etj etj. Pra diferencat midis Bashës dhe Ramës janë astronomike. A qendron akuza e rilindjes për Bashën? -Padiskutim, që jo! Bashën e penguan. Nuk e lejuan të punonte ndaj sot nëse do kishte një pikë morali e norme Rama duhej të heshte. Siç pengoi punën në Tiranë, kërcënoi votuesit në Himarë se nëse votonin kundërshtarin politik do i linte pa ujë dhe siç hakmerret sot ndaj gjithë popullit shkodran pse ai qytet drejtohet nga Voltana Ademi dhe jo krimineli Ramës. A ka patur këtë qasje përçarëse qeveria e drejtuar nga Berisha? -Jo! Sali Berisha kurrë nuk e pengoi Shpëtim Gjikën në Vlorë, Baftjar Zeqon në Fier apo Fadil Nasufin në Berat edhe pse këto janë bastione të majta?! Pse?-Sepse lideret e djathtë, dje dhe sot kanë patur dhe kanë prioritet zhvillimin e vendit dhe jo përçarjen e hakmarrjen ndaj atyre që besojnë në një projekt tjetër, të ndryshëm nga yti. Kanë patur dhe kanë prioritet zhvillimin ekonomik të popullit dhe jo fuqizimin ekonomik personal dhe për rrethin e ngushtë. Kaq e thjeshtë është, të tjerat janë humbje kohe dhe rrezik për dëmtim personal dhe të të ardhmes së vendit. Kjo është e vërteta e Bashës dje, sot dhe nesër në drejtimin e vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular