BallinaPolitikeHelidon Bushati: Sot 75-vite me parë komunistët ekzekutuan At Anton Harapin, Lef...

Helidon Bushati: Sot 75-vite me parë komunistët ekzekutuan At Anton Harapin, Lef Nosin dhe Maliq bej Bushatin

Nga Helidon Bushati

Si sot, 30 vite më parë qytetarët e Tiranës kryen një akt historik, duke rrëzuar bustin e diktatorit Hoxha, dhe me këtë duke hedhur në tokë “de-facto” diktaturën 45 vjeçare. 20 shkurti është një ditë e çlirimit, e marrjes frymë pas 45 viteve angushti. Por po ashtu, përkon edhe me një drejtësi të vonuar. Për rastësi, korigjohet me këtë datë një dëm, një turp, një krim monstruoz i komunistëve. Ishte pikërisht me 20 shkurt të vitit 1946 që komunistët i bënë duart me gjak, duke ekzekutuar At Anton Harapin, Lef Nosin, dhe Maliq bej Bushatin. Tre personalitete të kohës, që i shërbyen aq shumë vendit, dhe e deshën atdheun deri në sakrificë. Ndihem aq sa krenar, si nip i Maliq bej Bushatit, po aq edhe nën përgjegjësi, që nuk kemi bërë sa duhet për të kujtuar e nderuar viktimat e diktatures. Jam entuziast me vizionin e shpallur sot nga PD dhe Lulzim Basha, jo vetëm për dëmshpërblimin e të përndjekurve, por edhe për ndalimin e simboleve të komunizmit, apo për futjen në tekstet shkollore të njohurive të duhura, që të mos harrohen masakrat çnjerëzore dhe krimet e përbindshme të regjimit të asaj periudhe, dhe të rinjtë të marrin dijet e informacionin e nevojshëm. Nuk mund të ketë drejtësi të plotë, pa transparencë të plotë për të gjithë të këqiat e dëmet që iu shkaktuan këtij vendi për 4 dekada e gjysëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular