BallinaAktualitetMakina përplas vajzën 5 vjeçe në Tiranë

Makina përplas vajzën 5 vjeçe në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njofton se në Bathore makina me drejtuese shtetasen me inicialet I. M., ka përplasur një vajzë 5 vjeçe me inicialet E. T

Fatmirësisht vajza e mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak:

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular