Një i afërm i Mbretëreshës Elizabeth II është burgosur për 10 muaj, pasi u shpall fajtor për sulm seksual.
Sipas “CNN”, ai hyri me forcë në dhomën e gjumit të një gruaje dhe e sulmoi atë seksualisht, në kështjellën e tij Skoceze vitin e kaluar.
34-vjeçari është kushëriri i parë i Mbretëreshës dhe një anëtar i familjes Queenes Boëes-Lyon
Gruaja kishte shkuar në kështjellë, pasi po merrte pjesë në një ngjarje tre-ditore të marrëdhënieve me publikun dhe kishte shkuar në shtrat, ku Bowes-Lyon i shkoi asaj në dhomë i dehur.
Gruaja ka rrëfyer në gjykatë se ai e kishte përplasur në mur duke e prekur në vendet intime dhe se nuk e linte atë të dilte nga dhoma.
Nga ngjarja ka kaluar një vit, por gruaja tha se ajo ka makthe vazhdimisht si pasojë e sulmit.