BallinaAktualitetBardhi: Berisha do të jetë në listat e PD. Halim Kosova, njeri...

Bardhi: Berisha do të jetë në listat e PD. Halim Kosova, njeri profesional

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi mbrëmjen e sotme se mes partive opozitare ka një marrëveshje.

Bardhi theksoi se edhe me Fatmir Mediun që drejton Republikanët është arritur një marrëveshje

Sekretari i PD-së theksoi se Berisha do jetë në listat e deputetëve më 25 prill.

“Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie problematike me asnjë prej partive aleate, kemi arritur marrëveshje me Fatmir Mediun dhe me të gjitha partitë opozitare.

Sali Berisha do jetë në listat e Partisë Demokratike më 25 prill. Halim Kosova, figurë me integritet moral dhe profesional, që nuk është i përfolur për korrupsion. Kemi kryer një sondazh të brendshëm për drejtuesin politik të Qarkut të Gjirokastrës.

Sfida jonë më e madhe është ajo që vjen pas 25 prillit, kemi marrë angazhim për të sjellë ndryshim në Shqipëri dhe do e bëjmë realitet.

Nuk jemi vonë me listat e kandidatëve, jemi brenda afateve që parashikon ligji”-deklaroi Bardhi në emisionin A Show

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular