BallinaKronikeDel fotoja e shqiptarit që goditi ish të dashurën e tij greke...

Del fotoja e shqiptarit që goditi ish të dashurën e tij greke në Itali

Jetmir Kurtsmajlaj është 27-vjeçari shqiptar që tentoi të vriste ish të dashurën e tij greke.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Torino të Italis, ku jetojnë dy të rinjtë.

Ish-studenti i Universitetit të Torinos goditi disa herë me thikë studenten greke G.K. 20 vjeç, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

Mediat italiane raportojnë se Jetmiri nuk pranonte ndarjen me 20-vjeçaren greke dhe e priti atë i fshehur në një parking pranë shtëpisë së vajzës, ku e sulmoi me thikë duke e goditur në qafë, gjoks dhe bark.

Studentja greke pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe për fat të mirë i shpëtoi rrezikut.

Ndërsa 27-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Burimi: newsbreak.gr

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular