BallinaAktualitetU vra nga efektivi i policisë, Meta vizitë në familjen e Klodian...

U vra nga efektivi i policisë, Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet

Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës. Lajmi për vizitën e kreut të shtetit në familjen e të riut është konfirmuar nga burime për ‘BalkanWeb’. “BW” mëson se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej. Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular