BallinaKronikeDalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Lezhë e Kurbin/ Hotele e...

Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Lezhë e Kurbin/ Hotele e biznese, të dyshuar të shtrirë përtokë me duar pas shpine

Një person që dyshohet se do kryente një krim është arrestuar nga policia gjatë aksionit të djeshëm në Lezhë e Kurbin, të zhvilluar nga RENEA dhe policitë Kurbin e Lezhë.

Siç shihet dhe nga pamjet e operacionit, policia ka hyrë në disa biznese, hotele e lokale ku ka zhvilluar kontrolle të shumta për gjetjen e personave të inkriminuar dhe sendeve të paligjshme. Disa prej tyre shtrirë në tokë me duart e prangosura pas, ose të mbështetur pas murit.

Policia sekuestroi një pistoletë “Glock” dhe një palë targa të vjedhura gjatë operacionit, duke arrestuar shtetasin Can Kariçi, 30 vjeç. Gjithashtu u shoqëruan 5 persona të tjerë për verifikim, me precedent të mëparshëm penalë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular