Problematike paraqitet situata në spitalet covid në vendin tonë, ku thuajse shtretërit janë drejt ezaurimit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se që prej mëngjesit deri në mesditë, në spitalin Infektiv janë paraqitur 9 autoambulanca
Por duke iu referuar burimeve brenda spitalit, Skëndaj tha se gjithçka varet nga numri i shtretërve të lirë dhe se ambulancat vijnë kur ka vende bosh. Po ashtu Skëndaj pohoi se sot nga COVID1 ka pasur 4 dalje pacientësh, ku 3 i janë referuar spitaleve të tjera për rikuperim. Ndër të tjera gazetari tha se aktualisht vëmendje e madhe po i kushtohet spitaleve rajonale që trajtojnë të sëmurë me koronavirus, pasi në Tiranë mbërrin i gjithë fluksi.
Kujtojmë se në 24 oret e fundit në Sanatorium kanë ndërruar jetë 7 persona, ndërsa në spitalin COVID 1 3 dhe 4, janë 14 jetë të humbura duke e çuar bilancin në 21.