BallinaKryesoreHelidon Bushati: Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike...

Helidon Bushati: Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike dhe sociale

Nga Helidon Bushati

Referuar të dhënave zyrtare, Shkodra ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon, vetëm (41,571 ALL).
Të dhënat zyrtare i referohen sektorit privat pasi sektori shtetëror i ka pagat e unifikuara. Kjo situatë tregon gjendjen e vështirë ekonomike dhe pafuqinë e biznesit për të garantuar zhvillim dhe të ardhura.
Jam takuar thuajse çdo ditë me biznese të mëdha, biznese të vogla dhe te vetëpunësuar.
Shqetësimi është i njëjtë: Mungesë totale e mbështetjes, sulme dhe gjoba nga tatimorët.
Kjo situatë do të marrë fund.
Do të garantojmë nje klimë të favorshme për biznesin e madh, taksa të ulëta thuajse në nivelin zero për biznesin e vogël, mbështetje për familjen shqiptare!
Që kjo të bëhet realitet, vota me 25 Prill duhet vlerësuar! Ta kthejmë atë ditë, në moment historik ndryshimi!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular