BallinaKronikePAMJE tronditëse/ Kamioni aksidenton për vdekje kalimtaren në Tiranë

PAMJE tronditëse/ Kamioni aksidenton për vdekje kalimtaren në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në kryqëzimin pranë ish-sheshit Shqiponja. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mësohet se ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeç.

Gruaja e moshuar është shtypur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Tiranë/ Informacion paraprak 

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.  Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular