BallinaKryesore“12 mjekë për 10 mijë banorë”, Basha i referohet OBSH: Shqipëria, me...

“12 mjekë për 10 mijë banorë”, Basha i referohet OBSH: Shqipëria, me numrin më të ulët të bluzave të bardha në botë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngritur sot të tjera shqetësime lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend.

Përmes një postimi në “Instagram”, Basha ngre shqetësimin e mungesës së mjekëve në Shqipëri.

“56 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa është numri i mjekëve për 10 mijë banorë në Shqipëri? Përgjigja 12 mjekë për 10 mijë banorë”, shkruan Basha.

 

Ai citon një shkrim të revistës “Monitor” me titullin: “Harta e OBSH-së, Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës dhe Indisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular