BallinaAktualitetZgjidhen drejtuesit e FRPD Selenicë/Bujar Leskaj: Rinia e Selenicës dhe e Lumit...

Zgjidhen drejtuesit e FRPD Selenicë/Bujar Leskaj: Rinia e Selenicës dhe e Lumit të Vlorës në krye të ndryshimit që po vjen

Nga Bujar Leskaj
Puna e nisur përpara disa ditëve për riorganizimin e FRPD dega Selenicë, u konstituua sot me zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD për Selenicën, z. Krenar Shoraj dhe sekretarit Enrik Imamaj.
Me ekipin e të rinjve vizionarë e të përkushtuar të FRPD Selenicë biseduam për nevojën emergjente për ndryshim dhe vizionit të Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë dhe programit për rininë: “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.
Rinia do punë, arsim cilësor, standarte jetese, garanci për të ardhmen.
Ndalja e largimit të të rinjve, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat folëm.
U shpreha angazhimin e kryetarit Basha për frenimin e largimit masiv të rinisë si dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në vendimmarrjen e qeverisë demokratike pas 26 prillit!
Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet Partia Demokratike për fitoren e 25 prillit. Edhe rinia e Selenicës dhe e Lumit të Vlorës do të jetë në krye të ndryshimit që po vjen.
Në fund të takimit u shpërndava të rinjve shpresëdhënës të Selenicës e Lumit të Vlorës disa libra të studiuesit Ndriçim Kulla dhe librin e Evan Osnos: “Joe Biden – Ëndërrimtari Amerikan”.
Koha për ndryshim ka ardhur.
Në 25 prill bashkë për ndryshimin!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular