BallinaPolitikeBasha mbledh sërish drejtuesit politikë në qarqe, diskutohet për denoncimet e shitblerjes...

Basha mbledh sërish drejtuesit politikë në qarqe, diskutohet për denoncimet e shitblerjes së votës

Kreu i PD Lulzim Basha mbledh sërish këtë të diel drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.

Çdo të diel drejtuesit e PD në qarqe bëjnë bilancine punës javore, ndërkohë që ditën e sotme diskutimet do të përqëndrohen te denoncimet për shitblerjen e votës.

Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë që të kenë prova konkrete në lidhje me këto denoncime, ndërsa ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm.

Ai ka bërë thirrje që drejtuesit politikë të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre, si dhe të shpjegojnë qartësisht programin e PD.

Ditën e nesërme Basha do të nënshkruajë marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me 12 parti, që u depozitua në KQZ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular