BallinaKronikeE rëndë/Në spitalin e Shkodrës humbin jetën nga koronavirusi 4 persona

E rëndë/Në spitalin e Shkodrës humbin jetën nga koronavirusi 4 persona

Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.

Abce news raporton se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus.

Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonale. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ata po trajtohen në reaminacion dhe një  prej tyre është i intubuar.

Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular