Kur na ndajnë vetëm 55 ditë nga zgjedhjet, partitë politike kanë nisur të zbulojnë edhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Sipas Report TV, 3 kandidatët që do të konkurrojnë për PS-në në qarkun e Kukësit, janë Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala.
Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.
Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.
Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.