BallinaUncategorizedEMRI/I riu që vdiq nga aksidenti djali i kryetarit të njësisë Administrative...

EMRI/I riu që vdiq nga aksidenti djali i kryetarit të njësisë Administrative të Sukthit

16-vjeçari që vdiq si pasojë e një aksidenti me makinë pasditen e djeshme është djali i kryetarit të njësisë administrative të Sukthit.

Sipas burimeve, 16-vjeçari që vdiq në spitalin e Durrësit pas aksidentit është Flavio Osmani, i biri i Rrapo Osmanit që drejton ish-bashkinë e Sukthit.

Ai ka qenë drejtues i automjetit tip “Renault”, i cili u përplas një mjet tip “Benz”. Makina e drejtuar nga i riu është përplasur në një shtyllë elektrike në rrugë. Policia njofton se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular