Është ndarë nga jeta ditën e sotme skenaristi dhe regjisori i mirënjohur shqiptar Kujtim Gjonaj.
Gjonaj mësohet se ishte prekur nga Covid-19 dhe është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.
I lindur në Tiranë Gjonaj është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar.
Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion ‘Shqipëria e Re’. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.
Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit ‘Thirrja’ që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat ‘Ata ishin katër’ dhe ‘Cirku në fshat’ në vitin 1977, filmin ‘Këshilltarët’ në vitin 1979.
Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, ‘Bota Shqiptare’, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale.
Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj.
Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin ‘Enciklopedi që ecën më këmbë’, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.
Skenarë
Këshilltarët, (1979)
Ata ishin katër, (1977)
Cirku ne fshat (1976)
Thirrja, (1976)
Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar
Shkolla dhe praktika 1969 skenarist
Femijte tane 1971
Vellezerit Topulli 1972
Motive nga dita e diele 1973
Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor
Tregim per nje hero 1975 &
Lidhja shqiptare 1978 skenarist
Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor
Artiste ne pune dhe ne skene 1981 &
Kryengritjet e medha 1982 &
Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist
Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor
Me e madhja dashuri 1986 regjisor
Nje qytet ne telajo 1987
Keshtjella e kengeve 1988
Etyd prane detit 1989 skenarist
Meditim 1990 regjisor
Drejt Europes 1991
Shqiptaret e Zvicres 1992
Shembja e idhujve 1993
Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent
Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent
Nene Tereza 2003 regjisor & producent
Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor
Pse 2007
Enderra e Camerise 2010
Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor
Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013
Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor
Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015
Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017
I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018
Çmime
Çmimi i pare per ciklin me tregime Ne emer te jetes Konkur letrar i gazetes Studenti 1967
Çmimi i trete per vellimin me tregime Femijte tane ne konkursin kombetar per letersine. 1971
Çmimi i pare per reportazhin Metalurget konkurs i gazetes Puna 1980
Çmimi i dyte per skenarin e filmit dok Kryengritjet e Medha. konkurs kombetar 1982
Vlerësohet si dokumentari me i mire Me e Madhja Dashuri 1986
Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin Keshtjella e kengeve 1990
Çmimi i spekatorit per filmin Keshtjella e Kengeve 1990
Çmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin Shembja e idhujve 1998
Çmimi i Akademise Kult per filmin Enderra e Camerise 2011
Vleresime
1979 Medalja Naim Frasheri
1987 Urdheri Naim Frasheri klasi I
2002 Urdheri Naim Frasheri I Arte
2012 Titulli Mjeshter i Madh
2016 Titulli Mirenjohje e Mallakastres
2016 Titulli Qytetar Nderi i Tepelenes
2016 Titulli Mirenjohje e Camerise
2016 Vlersim Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise
2017 Titulli Regjisor i shquar nga Instituti Media dhe imazhi’
2018 Titulli Personalitet i shquar i shoqates Shqiperia
2018 Titulli Mirenjohje nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin Josif Bageri
2019 Titulli Mirenjohje nga Bashkia Kucove
2019 Titulli Personalitet i shquar i Shoqates Atdhetare Laberia Nder i Kombit
2019 Titulli Artist i shquar nga shoqata kulturore Pegaso