BallinaAktualitet“Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike”/ Ardit Çela prezanton kandidatin...

“Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike”/ Ardit Çela prezanton kandidatin për deputet të LSI

Drejtuesi politik i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka prezantuar sot kandidatin për deputet në Kuçovë, Ilir Oboni.

Me profesion prej 27 vitesh jurist dhe ish-ushtarak, Çela thotë se Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual.

Çela tha gjithashtu se Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike.

Reagimi i plotë:

Kërkesës së qytetarëve të Kuçovës iu përgjigjëm pozitivisht me shumë kënaqësi! Sot prezantuam Ilir Obonin si kandidat për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27 vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak.

Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj!

Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qëndër të zhvillimit ekonomik.

Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike.

Kuçova do t’i rikthehet punës.

Kuçovës do t’i rikthejmë shpresën dhe besimin!

Kuçova do të jetë shtëpia e të rinjve e të rejave!

Kuçova do të jetë shtëpia jonë!

1ab0037a-cb73-404b-a724-029f28ef9d8b

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular