BallinaKryesorePërflitej si kandidat i PS/ Pas hetimit të SPAK, dënohet me 1.4...

Përflitej si kandidat i PS/ Pas hetimit të SPAK, dënohet me 1.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Hasit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar për “shpërdorim detyre” me 1 vit burg ish kreun e bashkisë së Hasit, Adem Lala.

Vendimi është dhënë nga togat e zeza të GJKKO të enjten e kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.

Kujtojmë se SPAK e mori nën hetim Lalën, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

Sipas Report Tv, dënimi ndaj Lalës është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.

Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.

Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015, ndërsa së fundmi është përfolur edhe si kandidat i PS-së për deputet në qarkun e Kukësit, kandidim ende i pa konfirmuar zyrtarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular