BallinaKryesoreBujar Leskaj me të rinjtë në Sarandë: Në 25 prill Rama do...

Bujar Leskaj me të rinjtë në Sarandë: Në 25 prill Rama do të ikë, të gjithë bashkë për ndryshimin e madh

spot_img
spot_img

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike të qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, ka zhvilluar sot një shëtitjeje në Sarandë me të rinj demokratë.

‘U përcolla të rinjve të mrekullueshëm saranditë mesazhin e kryetarit Basha, se: “Në 25 prill Rama do të ikë dhe të rinjtë do të qëndrojnë’, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

Pas një shëtitjeje sot në Sarandë me të rinj demokratë, bashkëbisedova në disa takime me anëtarë të FRPD dhe votues për here të parë për programin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike forcën dhe energjitë pozitive i merr nga rinia progresiste dhe sidomos nga ajo rini, e cila voton për herë të parë dhe që është pjekur politikisht në tetë vitet e keqqeverisjes së Ramës.

U përcolla të rinjve të mrekullueshëm saranditë mesazhin e kryetarit Basha, se: “Në 25 prill Rama do të ikë dhe të rinjtë do të qëndrojnë!”

Theksova se në 25 prill është më e rëndësishme se kurrë më parë që të dalin dhe të votojnë. Të ftojnë miqtë, familjarët dhe të njohurit e tyre! Çdo votë ka vlerë, aq më tepër vota e të rinjve.

Vetëm duke votuar mund të shohim potencialin e vërtetë të Shqipërisë.

Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh që kërkon Shqipëria në 25 Prill.

Është ndryshim që e kërkon rinia, e kërkojnë prindërit tanë, e kërkon Kombi ynë…

Në 25 Prill #RiniaFiton

#ShqipëriaFiton

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular