Greqia është goditur sërish sot nga një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.9, me epiqendër në Larisa dhe thellësi 11.3 kilometra.
Lëkundja e fort ka shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht, deri më tani nuk flitet për persona të lënduar.
Disa banesa, të dëmtuara nga tërmeti i djeshëm, u shembën plotësisht, ndërsa është raportuar për rrëshqitje dheu në Kalambaka.
Kjo lëkundje e fortë erdhi vetëm 32 orë pas tërmetit prej 6 ballë që goditi vendin ditën e djeshme, që shkaktoi dëme të mëdha materiale.