BallinaKryesoreMe banorët e Dajçit derë më derë, Helidon Bushati: Vetëm Rama nuk...

Me banorët e Dajçit derë më derë, Helidon Bushati: Vetëm Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e tyre

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodres Helidon Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Dajçit, të prekur nga përmbytjet e fundit.

‘Vetëm Edi Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e banorëve të Dajçit me sy nga qielli dhe jo nga qeveria’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Takime derë më derë me banorët e Dajçit

Vetëm Edi Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e banorëve të Dajçit me sy nga qielli dhe jo nga qeveria.

Ai ua ka vërtetuar shqiptarëve dhe sidomos banorëve të këtij qarku, se hallet dhe problemet e popullit nuk i heqin asnjë “ashkël”. Fundja, njeri nuk të bën karrigia.

Mjerimi dhe zhgënjimi që ka mbjellur të përplaset kudo që të trokasësh.

Ka ardhur koha e ndryshimit dhe i ka ardhur fundi qeverisjes për një grusht personash.

Me 25 Prill, humb Edi Rama dhe FITON Shqipëria!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular