BallinaPolitikeSali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD-së, miratohet koalicioni me PD-në:...

Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD-së, miratohet koalicioni me PD-në: Mbështesni ‘Aleanca për Ndryshim’

Pak ditë pas dorëheqjes së Bamir Topit nga kreu i FRD, Asambleja e kesaj partie ka zgjedhur sot me vota unanime Sali Shehun, në postin e kryetarit të ri të Frymës së Re Demokratike

Asambleja e FRD-së u mblodh sot edhe për miratimin e marrëveshjes me Partinë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i ri i FRD, Sali Shehu bëri thirrje “mbështesni koalicionin ‘Aleanca për Ndryshim’ si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë”.

“Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje.

Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë”, thuhet në njoftimin e FRD-së.

Asambleja ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të FRD në Tiranë, ai është Agim Hoxha, ish kryetari i Njësisë nr.5!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular