BallinaKryesoreOrganizata Rinore Europiane : Jeni me fat që keni një udhëheqës si...

Organizata Rinore Europiane : Jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Unë jam këtu për te përfaqësuar organizatën më të madhe në Evropë, Studentët Demokratë Evropian, organizata zyrtare e studentëve të EPP dhe është një nder të jem këtu për të mbështetur dhe inkurajuar ju rininë shqiptare, studentët shqiptarë. Unë dua t’ju jap një mesazh të rëndësishëm: Ju duhet të drejtoni rrugën drejt ndryshimit duke marrë kontrollin e së ardhmes tuaj në 25 Prill. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen tonë dhe ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah jush. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju. Familja EPP beson te ju. Ju keni një vizion, një mision për të transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Evropës. Unë shpesh ju kam takuar gjatë takimeve të PPE-së, ne kemi punuar së bashku dhe ju keni frymëzuar të gjithë familjen tonë të PPE-së përmes dëshirës dhe punës tuaj të pandalshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për t’i ofruar të rinjve shqiptarë një të ardhme të begatë, një të ardhme të vërtetë Evropiane. Unë mund të ndjej zhgënjimin, pas 8 viteve të Ramës dhe dështimet e qeverisë së tij, por tani është koha për shpresë, ku ju keni në duart tuaja të ardhmen tuaj, ju keni fuqinë për të larguar ketë politike te dështuar dhe për të ndryshuar vendin tuaj për më mire. Ju keni përpara modelin e rregullit që i duhet këtij vendi, Lulzim Basha. Ai ka besimin e duhur, arsimin perëndimor që do të përmbushë sfidat me të cilat përballet ky vend.

Carlo Angezano: Basha do t’u japë të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë
Unë pres që të vij përsëri këtu dhe të punoj me Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Lulzim Basha. Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjet tona Europën. Ju do t’i jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre. Faleminderit! Faleminderit përsëri për pritjen këtu në selinë e PD. Faleminderit të gjithë miqve të mi nga forumi FRPD. Ka qenë një nder të shkëmbej me ju ide ditët e fundit të fushatës. Falë punës suaj, falë punës që rinia juaj po bën në nivelin evropian, studentët shqiptarë tani përfaqësohen në nivelin më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Së bashku do të bëjmë një Shqipëri më të fortë dhe do të hapim rrugën drejt fitores. Fitore dhe Rama ik.

Basha: Që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën
E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën. Njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare. Ligji për arsimin e lartë ishte vetëm paralajmërimi i parë në betejën e padrejtë midis një qeverie dhe një kryeministri, i cili sheh tek rinia kërcënim ndaj pushtetit absolut, arrogant dhe të korruptuar. Dhe më të vërtetë, sepse është energjia më e madhe transformuese në shoqëri. Dhe për këtë arsye, në vend që të bënte atë që bën çdo kryeministër dhe çdo qeveri normale në një vend normal që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, në vend që t’ju jepte një dorë, t’ju ndihmonte, j’ua bëri jetën më të vështirë.
Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për t’iu nënshtruar, t’ju skllavëruar, për t’ju depersonalizuar ju, universitetet dhe pedagogët. Ndaj dhe akti i parë në programin tonë, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit, është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane, i ndërtuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve tanë, të pedagogëve dhe ndihmën tuaj në dialog me ju dhe shoqatat e studentëve. Ne do të bëjmë të mundur përmes këtij ligji autonominë universitare. Ne do të bëjmë të mundur rolin e vërtet të studentit, por mbi të gjitha do t’i kthejmë këto universitete në qendra përgatitjeje për hapat e tjerë që ju presin në jetë. Sfidat e sotme janë të shumta, shikoni, pandemia ka pllakosur ju vazhdoni paguani tarifat por nuk merrni shërbimet. Kam takuar në këto ditë studentë në rrugët e Tiranës dhe kudo nëpër Shqipëri që më thonë që tarifat vazhdojmë i paguajmë, por platforma nuk funksionon apo pajisjet mungojnë. Një studim nga një organizatë rinore tregoi se 7 në 10 student nuk kanë akses në tableta, leptopit apo kompjuter. Dhe në rastet kur kanë akses, programet, platformat janë tepër të vështira për të transmetuar dijet përmes këtij sistemi. 8 vite të harxhuara, 8 vite kemi mbetur në vend pa zhvilluar teknologjinë e informacionit, ju e dini kemi folur shpesh për këtë. Edhe në fakultetin e teknologjisë së informacionit mësimi bëhet në derës me shkumës. Kjo nuk është Shqipëria që duam, kjo nuk është Shqipëria që ju meritoni, dhe mundësitë e Shqipërisë nuk janë këto.

Basha: Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por…
Mundësitë dhe potenciali i Shqipërisë janë shumë më të mëdha, por këto mundësi janë marrë peng dhe po shpërdorohen nga një qeveri dhe një kryeministër që ka menduar dhe mendon vetëm për veten e tij dhe një grusht ortakësh të tij. 8 vite me radhë, 8 vite me radhë asnjë ditë të vetme nuk mendoi për njerëzit, asnjë ditë të vetme nuk mendoi për rininë. Dhe produkti është sa katastrofik, aq i dhimbshëm. Njerëzit për të cilët Shqipëria ka më shumë nevojë për të ndryshuar, rinia shqiptare, janë ata që po e lënë Shqipërinë në numrat më të mëdhenj dhe më të frikshëm në dekada. Unë e ndjej si misionin tim personal të bëj gjithçka për ta ndalur këtë hemorragji vdekjeprurëse për shoqërinë dhe kombin. Ndaj dhe programi ynë fokusohet fuqishëm tek rinia. Së pari, duke bërë të mundur që çdo i ri dhe çdo e re të ketë mundësinë të studiojë pavarësisht nëse familja juaj i ka apo nuk i ka mundësitë ekonomike për t’ju mbështetur. Ju e dini, ishte një angazhim dhe sot është plan e nesër do të zbatohet, nuk dot ketë vajzë apo djalë shqiptarë i cili të mos jetë në gjendje të ndjek studimet universitare sepse familja nuk paguan dot tarifat e kripura. Për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj ne do të subvencionojmë 100% tarifat duke mundësuar kështu të heqim një nga barrierat kryesore, por nuk mjafton me kaq. Në do të stimulojmë ekselentët me bursat e ekselencës të cilat do të jenë të bazuara te merita dhe jo te politizimi, nepotizmi e korrupsioni. Në po kështu nuk do të lëmë mbrapa askënd i cili apo e cila prapë mund ta ketë të pamundur të ndjekë studimet e larta edhe pse do ti subvencionohet tarifa sepse, nuk përballon dot koston minimale të qerasë, konviktin, të ushqimeve, veshmbathjeve, transportit, të librave e kështu me radhë. E gjitha kjo na kushton para të cilat i takojnë qytetarëve, para që vijnë nga xhepat e prindërve tuaj, para që vijnë nga taksat që ju paguani dhe familjet tuaja paguajnë. Para, që sot i përfitojnë vetëm 10 oligarkë, ortakë të Edi Ramës. Në vizitën time të fundit në Berlin ma thanë fare qartë, ne kemi 3 miliard euro investime në Maqedoni në teknologjinë e informacionit, semi-konduktor, industrinë automative në inxhinieri të ndryshme, por vetëm 300 milionë euro investime në Shqipëri 10 herë më pak. Pse? Sepse kemi një qeveri të korruptuar e cila ka shkatërruar klimën e biznesit dhe për më shumë nuk e shikon veten në rolin kryesor, atë të partnerit me botën akademike dhe me botën e biznesit për të krijuar vende pune dhe për të trajnuar dhe për të kualifikuar krahun e kualifikuar të punës. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu, gjërat mund të ndryshojnë, gjërat do të ndryshojnë, 25 prilli është ditë ndryshimi. Nuk do të vazhdohet më në këtë rrugë. Shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të bindur se kurrë, pavarësisht bindjeve politike. Bashkë për ndryshimin nuk është një slogan por është një program pune, nuk janë premtime boshe si ato që erdhi Rama në pushtet por janë angazhime konkrete të cilat do fillojnë ta bëjnë hap pas hapi normale jetën tuaj.

Basha: Unë jam për normalitet, unë do të…
Unë ju premtoj normalitet. Unë ju premtoj që do të bëj gjithçka sipas formimit dhe bindjeve të mia evropian, sipas zemrës time që rreh me zemrën e kombit tim dhe racës time shqiptare. Krenari e cilës jeni ju rinia shqiptare që të normalizojmë situatën, të rimëkëmbim ekonomin dhe të vendosim çdo të ri e çdo të re shqiptare në qendër të zhvillimit dhe të mirëqenies që nuk mund dhe nuk duhet të arratiset nga duart tona për shkak të keq qeverisjes 8 vjeçare të Edi Ramës. Për këtë arsye ju kërkoj të bëhemi të gjithë bashkë pavarësisht prej Covid-it asgjë nuk e ndal dot energjinë e ndryshimit. Koha e propagandës ka marrë fund. Koha e premtimeve boshe ka marrë fund. 8 vite dështime, 8 vite premtime të pa mbajtura. Tani po vjen ora e llogaris dhe dua të zotohem përpara jush se nëse angazhimet që kam marr solemnisht së bashku me të gjithë ekspertët dhe grupin e punës që ka punuar për programin tonë ekonomik përfshirë programin e rinis nuk i bëjmë realitet nuk do të kërkoj votë, nuk do të kërkoj një mandat tjetër sepse bindja ime është që politika është një instrument që duhet ti shërbej njerëzve dhe baza e këtij shërbimi është fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur. Fjala ime e dhënë është programi ynë. Fjala ime e dhënë dhe angazhimi im është ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europë dhe kjo fillon me të vetmin komponent të shoqërisë shqiptare që tashmë është si gjithë Europë. Shikoni miqtë tanë nga Europë, shikoni mbështetjen dhe entuziazmin dhe besimin që ata kanë tek ju. Shikoni njëri-tjetrin. Ju mund të ishit ata, ata mund të ishin ju. Nuk ka asnjë ndryshim midis rinisë shqiptare dhe rinisë europiane. Kjo është shtylla, kjo është platforma, kjo është baza e besimit tim se 25 Prilli do të jetë dita e një rrugëtimi ku rinia shqiptare do të marrë më në fund me të vërtetë në dorë fatet e saj si fillim dhe më pas fatet e gjithë Shqipërisë. Ndaj le tё angazhohemi bashkërisht kudo qё tё ndodheni ta bёjmё ditё natë, ta kthejmë energjinë, shpresën dhe optimizmin rinor qё buron nga sytë zemrat tuaja me njё energji tё pashtershme kombëtare pёr ndryshimin dhe tё bёjmё tё mundur tё gjithё sё bashku qё mё 25 prill tё largojmë tё keqen, tё fitojё Shqipёria, tё fitojё rinia e tё fitojё ëndrra jonë, ëndrra juaj pёr njё Shqipёria normale, pёr njё Shqipёria si gjithё Europa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular