Flamur Noka me mësuesit: Me Bashën kryeministër, nuk do të ketë rrogë nën 700 euro për mësuesit
Në takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz, drejtuesi politik, z.Flamur Noka, diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit, jo vetëm në zonën e Kamzës, por në të gjithë vendin.
Duke vlerësuar kontributin e çmuar të mësuesve, z.Noka u shpreh se sot, për fat të keq, Shqipëria po përballet me një arsim të shkatërruar.
“Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si aesimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftl edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve.
Arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme.
Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim te saj, rikonstruksion e një shkolle të financuar nga UNDP.
Aq të paskrupuj janë, sa përfaqësuesit e UNDP u detyruan të reagojnë, duke u thënë se investimi nuk është i qeverisë, por i UNDP.
Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore.
Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit.
Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të kete rrogë mësuesi nën 700 euro
Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet.
Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet.
Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale” – vijoi z. Famur Noka