BallinaKryesoreDEBATI/Rama nuk e bëri pjesë të listave, Bushati ‘shpërthen’ në mbledhjen e...

DEBATI/Rama nuk e bëri pjesë të listave, Bushati ‘shpërthen’ në mbledhjen e Kryesisë: Angazhimi im politik nuk…

Kryeministri Edi Rama ka lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, ish-ministrin e Jashtëm për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati

Duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga Bushati,duke nxitur edhe debat në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati, raporton BW.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama nuk ia ka kursyer një kundërpërgjigje. Ai theksoi se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha që Bushati të kontribuojë për partinë.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, ka thënë Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular